Telegrafi

Tingëllon e pabesueshme, mirëpo edhe kjo ka ndodhur: Pamela Anderson nuk është më biondinë, kështu duket tani!

Njëra ndër biondet më fatale në botë ka vendosur të bëjë hapin drastik në dukjen e saj

Shenjë mbrojtëse e Pamela Andersonit (52) gjatë gjithë karrierës së saj është floku i bardhë, transmeton Telegrafi.

Vërtet është e vështirë të imagjinosh Pamelën legjendare me ngjyrë tjetër të flokëve, sepse është sinonim për biondet.

Mirëpo, ajo ka vendosur të befasojë gjithë botën me vendimin e ri që në tërësi të ndërrojë imazhin.

Aktorja ka arritur famën në serinë “Rojat e plazhit”, flokët i ka bërë me ngjyrë të gështenjtë, por për nevoja të fotografimit për një edicion mode.

Këtë ndryshim drastik ua ka treguar ndjekësve të saj në Instagram dhe thjesht ka kallur internetin.

Fansat e kanë qerasur me më shumë se 25.000 like, ndërkaq komentet janë gjithnjë e më të shumta. /Telegrafi/