Site icon Telegrafi

Tinejxheri ngjitet nëpër mure si Spiderman

Trembëdhjetëvjeçari tha se i është plotësuar ëndrra e tij për tu ngjitur nëpër muret e shtëpive, ndërsa shpikjen e tij e demonstroi para shokëve të klasës të cilët mbetën të habitur.

“Mami im mendon se ideja është brilante, por nuk po më lejon të ngjitem nëpër muret e dhomës nga frika se mos po i prishet tavani”, thotë Kono.

Ai është ngjitur deri në kulmin e shkollës dhe thotë se nuk guxon të ngjitet më lartë, edhe pse i beson aparatit të tij. Mësuesi i Hibikit tha se është krenar me nxënësin e tij, ndërsa pranoi se ka qenë skeptik kur ai prezantoi shpikjen në fillim. /Telegrafi/

Exit mobile version