Site icon Telegrafi

Tina Turner ndiqte vetëm gjashtë persona në Instagram – në mesin e tyre Beyonce

Ylli i muzikës, Tina Turner, u bë e ditur se ndërroi jetë të mërkurën (24 maj) pas një sëmundjeje të gjatë.

Ajo vdiq në moshën 83-vjeçare në shtëpinë e saj në Zvicër.

Lajmi për vdekjen u njoftua nga një deklaratë që një përfaqësues i familjes bëri për media.

Foto: Screenshot/Instagram

“Tina Turner, ‘Mbretëresha e Rock’n Roll’-it ka vdekur sot në mënyrë paqësore në moshën 83-vjeçare pas një sëmundje të gjatë në shtëpinë e saj në Kusnacht afër Cyrihut të Zvicrës”.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Tina Turner

“Me të, bota humbet një legjendë muzikore dhe një grua model”, thuhet tutje në deklaratë.

Foto: Screenshot/Instagram

Megjithatë, artistja e famshme ka lënë pas një karrierë të bujshme e të begatë muzikore.

Pas vdekjes, tashmë janë zbuluar shumë detaje e janë vënë në pah disa gjëra.

Së fundmi është parë që krijuesja e hitit “The Best” në Instagram ndiqte vetëm gjashtë njerëz.

Ata janë: Cheryl, Beyonce, Adrienne ëarren, Tina the Musical, Rhino Records dhe Parlophone.

Foto: Getty Images

Duket se Beyonce nuk është një befasi pasi kanë performuar së bashku “Proud Mary” në Grammy. /Telegrafi/

Exit mobile version