Ambasadori francez në Shkup, Christian Timonier, ka deklaruar se Maqedonia duhet të mbetet në rrugën drejt BE-së dhe të NATO-së dhe se për këtë është e nevojshme një qeveri e përgjegjshme që do të jetë e aftë të sjellë vendime dhe reforma, si edhe politikanë me ndjenja për interes të përgjithshëm të vendit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas tij, vendi nuk mundet të presë gjatë dhe se ka sfida ekonomike dhe politike, ndërkaq secili pret një Maqedoni të fuqishme, kurse thotë se shpreson që komisioneri Hahn të gjejë zgjidhje të mirë.
Timonier nuk ka deklaruar asgjë për Deklaratën politike shqiptare, duke deklaruar se nuk është në kompetencë të tij që të përgjigjet në atë pyetje./Telegrafi/