Site icon Telegrafi

Timonier: Është moment i rëndësishëm dhe historik për Maqedoninë (Video)

 

Ambasadori i Francës në Maqedoni, Christian Timonier, ka dhënë një intervistë për 24Vesti në të cilën ka folur rreth situatës aktuale politike në Maqedoni. Ai tha se Franca e përcjell me vëmendje të madhe këtë situatë dhe se janë të interesuar që vendi të dal nga kriza. I pyetur se si i shikon deklaratat e ambasadorëve tjerë në Maqedoni, ai tha se të gjithë ata mendojnë për të mirën e vendit dhe se nuk ka asnjë rrezik nga deklaratat e tyre, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Franca e ndjek me vëmendje të madhe situatën politike në vend, gjithashtu edhe e gjithë Evropa. Ky vend është me rëndësi të madhe për stabilitetin e rajonit dhe Evropës. Jam i kënaqur që Mogherini pati takim me zyrtarët e Maqedonisë, është momenti kur familja evropiane do të duhet t’i mbrojë vlerat e saj dhe do të duhet të tregojë se cila është rrugëdalja. BE-ja nuk është vetëm për të dhënë para, por ajo është një organizatë që shpërndanë vlera demokratike. Ne dëshirojmë që vullneti i shumicës të respektohet dhe zgjidhje duhet të gjendet përmes dialogut. Bëhet fjalë për një moment të histori, të rëndësishëm dhe të rëndë, ku ka moskuptime dhe bëj thirrje që këto moskuptime të mos shndërrohen në konflikte”, tha mes tjerash Timonier për 24Vesti./Telegrafi/

Exit mobile version