Site icon Telegrafi

Timonier: Dëshirojmë që kriza politike në Maqedoni të zgjidhet sa më parë

Ambasadori francez, Christian Timonier, ka deklaruar se dëshira është që sa më shpejtë të zgjidhet kriza dhe Maqedonia të kthehet në rrugën e përafrimit dhe integrimit në NATO dhe BE, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai shprehet për një klimë të përmbajtjes dhe pajtimit ndërmjet bashkësive etnike që e përbëjnë Maqedoninë. Sipas AIM-së, ambasadori Timonier ka deklaruar se i është kumtuar letra e kryetarit Gjorge Ivanov, por nuk do ta komentojë sepse letra nuk i është dërguar kryetarit të Francës.

Timonier bëri të ditur se letra e Ivanovit do të shqyrtohet në Këshillin Evropian, këtë të premte./Telegrafi/

Exit mobile version