Telegrafi

Times: Dërgimi i uraniumit në Iran porosi perëndimit rreth Kosovës?

Rusia, me dërgimin e dërgesës së parë të karburantit nuklear për reaktorin iranian Bushehr, i ka mbyllur veshët ndaj thirrjeve të Washingtonit e Brukselit, që të përmbahet nga një veprim i tillë si dhe i ka dhënë një grusht të fortë përpjekjeve të Perëndimit, i cili ka frikë se Teherani në fshehtësi po tenton të prodhojë bombë nukleare, është vlerësuar në artikullin e gazetës, tërësinë e të cilit e ka transmetuar BBC.

"Ekzistojnë dyshime që Kremlini në këtë mënyrë po i dërgon vërejtje Perëndimit në lidhje me pavarësinë e Kosovës”, ka vlerësuar Times.