Telegrafi

Time Kadrijaj pas dorëheqjes së Haradinajt: Jemi me ju Gjeneral

Nënkryetarja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, ka reaguar pas ftesës së Gjykatës Speciale për intervistimin e kryeministrit tashmë të dorëhequr, Ramush Haradinajt.

Ajo në një shkrim të bërë në Facebook, ka thënë se askush nuk mundet ta gjunjëzojë Ramush Haradinaj.

Kadrijaj ka thënë se nuk do të lejojnë ndarjen e Kosovës, as asociacionin me kompetenca ekzekutive e as heqjen e taksës pa njohje nga Serbia.

Ajo ka theksuar se kryeministri Haradinaj e ka mbajtur premtimin, dhe se ai ka dalë faqebardhë e i pafajshëm sa herë është përballë me gjyqësinë ndërkombëtare./Telegrafi/