Telegrafi

Time Kadrijaj intervistohet sot nga Gjykata Speciale

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Time Kadrijaj do të intervistohet sot nga prokurorët e Dhomave të Specializuara të Gjykatës Speciale.

Kadrijaj do të intervistohet në cilësinë e dëshmitares.

Ajo para disa ditësh për Telegrafin kishte thënë se do të dëshmojë për luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Sipas shkresës që pranova do të intervistohem në cilësinë e dëshmitares, dhe unë do t’i përgjigjem kësaj ftese. Nuk kam çfarë të dëshmojë përveç luftës së drejtë që ka bërë Ushtria Çlirimtare e Kosovës”, kishte thënë Kadrijaj.

Lexo po ashtu Time Kadrijaj, tregon se në çfarë cilësie do të intervistohet më 18 shtator në Gjykatën Speciale

Ajo po ashtu kishte kritikuar deputetët e Kuvendit të Kosovës të cilët kishin votuar pro krijimit të Gjykatës Speciale.

Theksojmë se Gjykata Speciale ka intervistuar edhe kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj. Ai është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit. /Telegrafi/