Site icon Telegrafi

Time Kadrijaj i tregon Glauk Konjufcës ku i ka punuar babai dhe me propozimin e kujt

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, është e befasuar me deklarimet e Glauk Konjufcës nga Vetëvendosje, i cili, sipas saj, po shprehet i gatshëm të bëjë kompromise për kryeparlamentarin, por jo edhe për udhëheqësin e Qeverisë.

“Po e shoh Glaukun se qenka i gatshëm me bo kompromise për kryeparlamentarin, por jo për ekzekutivin. Pash besën Glauk qa je ka fol? Po babën e ke pas deri para pak kohe duke punu në kuvend me propozim të AAK-së”, ka shkruar Kadrijaj në Facebook.

Deputetja në një vend i është referuar Konjufcës si një ish anëtar i Aleancës së të Rinjve të Kosovës.

“Ty të kemi pas djalë të përkëdhelur të ARK-së. Sa të pa fëtyrë jeni”, ka shkruar ajo.

Karijaj ka postuar edhe një status po në Facebook ku ka shkruar për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës – duke u përgjigjur për akuzat që iu bënë disa komandantëve të UÇK-së, përfshirë këtu edhe Ramush Haradinajn, nga deputeti i Vetëvendosjes, Frashër Kerasniqi.

“Kur Kosova digjej e populli masakrohej, si nga qielli doli UÇK-ja, doli Ramushi e komandantët tjerë, dolën djemtë e vajzat ma të mira të kombit që i dolën zot atdheut. E ku ishit ju fundërrina. Lavdi dëshmorëve të kombit,
Nder dhe respekt për çlirimtaret!”, ka shkruar Kadrijaj.

Exit mobile version