Pas përfundimit të fazës së parë të programit te trajnimeve nga TIME FRAME dhe mbështetur nga organizata për Bashkëpunim Ndërkombëtar Gjerman, përmes GIZ suportuar nga GIZ projekti COSIRA, u organizua “Matchmaking”, ku kompanitë qe ofrojnë shërbime të zhvillimit softuerik patën mundësi të intervistojnë 43 kandidatet e trajnuar.
Në hapjen e këtij organizimi ka qen dhe Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, përfaqësues te Bashkëpunimit Ndërkombëtar Gjerman si organizatës GIZ mbështetës të këtij program si dhe mbi 10 kompani të cilat ofrojnë shërbime të zhvillimit softuerik.
Lluka tha se: “Nuk ka zhvillim ekonomik, pa ngritje të kapaciteteve dhe ngritje të shkathtësive”.
Ndërsa udhëheqja e projektit COSIRA, Ottilie Mooshofer tha se është e habitur me arritjet e programit për një kohë të shkurt, këta të rinj aftësohen dhe janë të gatshëm për tregun e punës.
Ndërsa Gëzim Begolli bashkëpronari i kompanisë TIME FRAME tha se me potencialet që kemi për të pranuar projekte të mëdha dhe fitimprurëse, duhet shumë më tepër fuqi punëtore sesa tregu ofron.
“Zgjidhje e vetme është që përmes këtyre programeve dhe praktikave të krijojmë kuadro të të rinjve”, tha ai.
Pas hapjes vazhdoj intervistimi i kandidateve nga ka 8 Kompani ku shumica e kompanive veç kane marrëveshje me kandidatet për të vijuar praktiken tre mujore me mundësi potencial të punësimit.
Kompanitë që morën pjese në intervistimin e kandidateve ishin: FRAKTON, ITEG, KUTIA, RROTA, LINK PLUS, URBAN AY, ZOMBIE SOUP, ZAG APS. Te gjitha kompanitë kanë treguar një interesim shumë të madh për kandidatët e trajnuar.
Gjatë muajit dhjetor përfundon edhe grupi i dytë prej 50 kandidatë të trajnuar për të cilët do të organizohet eventi matchmaking gjatë muajit janar 2018. /Telegrafi/