Telegrafi

Timberlake: Po bëj muzikë që shihet me sy

“Suit & Tie” është kënga e parë e albumit të ri të Timberlake që është lansuar së fundmi, ndërsa vet Justin zbulon se një prej miqve të tij ia rekomandoi titullin e albumit.

“Unë isha duke bërë ca gjëra në studion time dhe erdhën disa miq të mi dhe më thanë se ajo që po bëja shihej me sy. Kjo është muzika më e mirë sipas tyre dhe me të vërtet mu përshtat titulli që ma propozuan”, ka thënë Timberlake.

Justin Timberlake e filloi albumin e tij në bashkëpunim me reperin Timbaland në qershor të vitit të kaluar dhe e mbaroi për 20 ditë, për të qenë i gatshëm për martesën me Jessica Biel. /Telegrafi/