Shoqata Transparency International-Maqedoni ka shprehur keqardhje në lidhje me mos-miratimin e ndryshimeve Ligjore të dëshmitarëve të mbrojtur të kërkuara nga Prokuroria Speciale Publike, Ligj i cili është diskutuar dhe votuar në seancën e mbajtur dy ditë më parë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Transparency International Maqedoni vlerëson se ndryshimet e propozuara janë të një rëndësie të madhe në luftën kundër korrupsionit, e cila aktualisht është duke u zhvilluar në vend. Mbrojtja adekuate e dëshmitarëve është thelbësore në kryerjen e hetimeve në rastet e korrupsionit. Ata nga natyra janë të tillë që përfshijnë rreziqe të mëdha për dëshmitarët që mund të zbulojnë të dhëna të rëndësishme për zbulimin e krimit.
Prandaj, ne theksojmë se Maqedonia duhet të bëjë çdo hap të mundshëm për të siguruar mbrojtje të lartë të mundshme për dëshmitarët në hetime të tilla. U bëjmë thirrje të gjithë veprimtarëve politikë që tashmë i siguruan për PSP-së një pozitë për të ndjekur penalisht autorët e krimeve të dalura nga bisedat e përgjuara, tani t’i ofrojnë një mundësi të përshtatshme për të ndjekur penalisht rastet.
Puna e këtij institucioni ka rëndësi të madhe në luftën kundër korrupsionit në vend dhe ne mendojmë se duhet t’i jepen mjetet që i ka në dispozicion edhe PTHPM-ja dhe në këtë mënyrë të eliminohen të gjitha pengesat ligjore që të mos mund të pengojnë punën”, thuhet në reagimin e TIM. /Telegrafi/