Telegrafi

Tim Cook i tha Muskut se nuk e kishte menduar kurrë ta fshinte Twitter-in nga App Store

Elon Musk shkroi të mërkurën në Twitter se keqkuptimi rreth heqjes së mundshme të rrjetit social Twitter nga dyqani App Store i Apple u zgjidh pas takimit që pati ati me shefin ekzekutiv të prodhuesit të iPhone, Tim Cook.

“Tim e bëri të qartë se Apple nuk e kishte menduar kurrë ta bënte këtë”, tha CEO i Twitterit dhe i Tesla Inc në një postim në Twitter, transmeton Telegrafi.

Të hënën, Musk akuzoi Apple se kishte kërcënuar se do ta bllokonte Twitterin nga dyqani i saj i aplikacioneve, pa treguar arsyet pse në një seri postimesh në Twitter, ku gjithashtu thuhej se kishte ndaluar reklamat në platformën e mediave sociale.

Ai më vonë kishte etiketuar llogarinë e Cook në Twitter, në një postim tjetër, duke pyetur “çfarë po ndodh këtu?”.

Twitter dhe Apple nuk iu përgjigjën menjëherë një kërkese për koment për sa i përket postimit të fundit të Apple. Kompania Apple nuk pati reaguar për postimet e mëhershme të Muskut. /Telegrafi/