Ndonëse CEO i kompanisë Apple, Tim Cook ende nuk e ka në plan të tërhiqet nga posti i tij, ai tha se ka dikë në mend që do ta zëvendësonte atë një ditë.
“Unë me të vërtetë dua që ai person të jetë brenda kompanisë Apple”, tha Cook në një podcast me Dua Lipën, transmeton Telegrafi.
Ajo ia kishte bërë pyetjen mjaft të mprehtë se kush ishte në linjë për ta pasuar atë si CEO (Shef Ekzekutiv të kompanisë).
Megjithatë, Cook mes shumë përgjigjesh tha se nuk mund ta paramendonte jetën e tij pa qenë në Apple dhe nuk duket se ka plane të largohet së shpejti.
Por, kompania sipas tij ka një plan në qoftë se ndodh diçka para se ai të jetë gati për ta dorëzuar pozitën. /Telegrafi/