Drejtori i Apple Tim Cook mbajti sot një fjalim të shkurtër gjatë Samitit të Ambicies Klimatike në 2020, duke theksuar se udhëheqësit e kombeve dhe kompanive në të gjithë botën kanë një “barrë për të vepruar” për të adresuar ndryshimin e klimës gjatë këtij “momenti të urgjencës historike”. Samiti bashkë-organizohet nga Kombet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar dhe Franca.
Në vërejtjet e tij, Cook theksoi iniciativat mjedisore të Apple, duke përfshirë objektet e saj globale që furnizohen me energji të ripërtëritshme 100% dhe qëllimin e saj ambicioz për të arritur neutralitetin e karbonit në të gjithë zinxhirin e saj të furnizimit dhe përdorimin e produkteve deri në 2030.
Muajin e kaluar, Komiteti i Auditimit të Mjedisit të Parlamentit të Mbretërisë së Bashkaur tha se kompanitë e teknologjisë sikurse Apple po kontribuojnë në mbeturinat elektronike duke i bërë produktet e tyre të vështira për t’u riparuar dhe duke aplikuar tarifa të shtrenjta riparimi. Komiteti shtoi se modeli aktual i biznesit për elektronikën është “i varur nga konsumi i vazhdueshëm, një kulturë largimi dhe produkte jetëshkurtra”, dhe u bëri thirrje kompanive të teknologjisë që të aplikojnë modele biznesi të cilat janë miqësore me mjedisin.