Site icon Telegrafi

Tillerson: Po shqyrtojmë sanksione shtesë kundër Rusisë

UNITED STATES - JANUARY 11: Secretary of State nominee Rex Wayne Tillerson testifies during his Senate Foreign Relations Committee confirmation hearing on Wednesday, Jan. 11, 2017. (Photo By Bill Clark/CQ Roll Call)

Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) po konsiderojnë sanksione shtesë kundër individëve rusë, pas akuzave se administrata është vonuar në zbatimin e ligjit për forcimin e kufizimeve të imponuara ndaj Moskës.

“Kemi ndërmarrë hapa që kanë parandaluar tashmë disa shitje ushtarake ruse, si rezultat i legjislacionit. Po shqyrtojmë sanksione shtesë kundër Rusisë”, tha Tillerson për CBS, përcjell Telegrafi.

Sanksionet kanë të bëjnë me ndërhyrjen e dyshuar të Rusisë në Zgjedhjet Presidenciale në SHBA më 2016.

Kongresi e ka votuar me shumicë dërrmuese Aktin për Kundërshtimin e Kundërshtarëve të Amerikës përmes Sanksioneve, i cili i forcon sanksionet ekzistuese dhe kërkon nga administrata amerikane të marrë leje nga Kongresi për heqjen e tyre.

Ligji është nënshkruar me hezitim nga Presidenti Donald Trump, i cili ka bërë fushatë për lidhje më të ngrohta me Moskën. /Telegrafi/

Exit mobile version