Site icon Telegrafi

Tillerson mohon se do të largohet nga detyra

epa06052945 US Secretary of State Rex Tillerson prepares to deliver remarks at the 2017 Trafficking in Persons Report ceremony at the State Department in Washington, DC, USA, 27 June 2017. Secretary Tillerson participated in the ceremony with Ivanka Trump, who has said that ending human trafficking is one of the policy issues she will be working on in her role as Assistant to her father President Trump. EPA/SHAWN THEW

Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, i mohoi raportet e mediave se ai po shqyrton mundësinë të dorëzojë postin.

Këtë javë në Uashington ka pasur zëra se Tillerson do të largohet shpejt nga detyra për shkak të zemërimit me presidentin amerikan, Donald Trump, dhe të tjerë në Shtëpinë e Bardhë.

“Nuk po shkoj askund”, u tha Tillerson gazetarëve në Departamentin e Shtetit.

Ai shtoi se do të qëndrojë në detyrë “për aq kohë sa e lejon presidenti”.

I pyetur për marrëdhënien e tij me Trumpin, Tillerson tha se “është e mirë”. /Rel/

Exit mobile version