Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson u ka bërë sot thirrje popujve në Ballkan që të braktisin “armiqësitë e vjetra” për të ruajtur paqen në rajon dhe porositi se SHBA do të vazhdojë bashkëpunimin me partnerët në BE për të mundësuar stabilitet, prosperitet dhe demokraci në Ballkan.
“Keni shansin që të specifikoni rrjedhën e re të historisë. Linjat e përgjakshme nuk do të duhet të jenë më linja betejash”, ka thënë Tillerson gjatë një ligjërimi për partneritetin amerikan me Evropën, të cilin e ka mbajtur në qendrën “Woodrow Wilson”.
Tillerson ka vazhduar të bindë Evropën se SHBA mbetet plotësisht e përkushtuar për stabilitetin evropian, sidomos në luftën kundër kërcënimeve nga Rusia, transmeton AP.
Ai ka theksuar se SHBA do të ishin të parat që do reagonin ndaj çfarëdo sulmi ndaj aleatëve evropianë në pajtim me klauzolën për mbrojtje të ndërsjellë sipas nenit pesë të NATO-s.