Këshilltari shtetëror për politika evropiane, Dragan Tilev për AIM e sqaron procesin e ardhshëm të skriningut dypalësh me BE-në për harmonizimin e legjislacionit evropian me atë maqedonas, që duhet të fillojë në shtator. Ai shprehet se nga aspekti formalo-juridik, nuk ka dilemë se për ne bisedimet kanë filluar tashmë me hapjen e Konferencës ndërqeveritare, që do të mbetet e hapur përgjatë gjithë kohëzgjatjes së bisedimeve, që duhet të rezultojnë me nënshkrimin dhe ratifikimin e Marrëveshjes së aderimit dhe anëtarësimit të plotfuqishëm të vendit në BE
Tilevi për AIM, po ashtu, u shpreh se konstelacioni gjeopolitik i situatave, parashikon që të mendohet në mënyrë racionale dhe të vendoset shpejtë, por edhe drejtë në interes të prioriteteve shtetërore dhe kombëtare, dhe se për ne nuk ka alternativë më të mirë se BE-ja dhe nuk do të ketë për një kohë të gjatë.
Sipas tij, çdo dobësi që do ta tregonin në orientimin tonë euroatllantik është i dëmshëm dhe mund të ketë pasoja afatgjate negative.
“Është krejtësisht e qartë, nga konkluzionet e Këshillit dhe nga deklaratat e krerëve politikë të BE-së, se bisedimet nuk do të mund të vazhdojnë, nëse nuk ndodhin ndryshime kushtetuese. Është një barrë e madhe për shoqërinë tonë dhe një sfidë e madhe politike, që nuk duhet të qëndrojë gjatë, vlerëson këshilltari shtetëror Tilev.
Ai sqaron se procesi i skriningut apo shqyrtimit të legjislacionit është pjesë përbërëse e procesit të bisedimeve të pranimit dhe se zhvillohet në dy faza: pjesën sqaruese dhe dypalëshe.