Njëmbëdhjetë raste të reja me coronavirus në Tikvesh, në mesin e tyre është edhe një mësuese.
Kjo u konfirmua për AIM nga mjeku Riste Jovanovski, epidemiolog specialist në Qendrën për Shëndet Publik në Kavadar.
Nëntë nga personat e sapo infektuar janë nga Kavadari, ndërsa nga një rast ka në Negotin dhe Demir Kapij.
“Një mësues dhe 16 nxënës janë izoluar, shkolla do të dezinfektohet. Një 53 vjeçar nga Demir Kapija u shtrua në spital në Veles”, tha Jovanovski.
Të gjithë pacientët e rinj, të të dy gjinive, kishin simptoma. Dy prej tyre kishin pasur më parë kontakt me një person pozitiv me Covid-19.
Që nga fillimi i pandemisë, 260 njerëz janë infektuar në Kavadar. Në Rosoman dhe Demir Kapija ka nga 13, në Negotinë 53 persona. Po identifikohen kontaktet e të sapo infektuarve, me qëllim izolimin e tyre./Telegrafi/