Site icon Telegrafi

“Tikvesh” e “AgroTrade” festojnë suksesin (Video)

Veraria “Tikvesh” në bashkëpunim me kompaninë “Agro Trade”, kanë shënuar suksesin e tyre në tregun Kosovarë.

Në emër të “Agro Trade”, foli Andi Humolli, deri sa foli edhe në emër të nikoqirëve, tha se falë këtij bashkëpunimi ata kanë arritur që për katër vite të rrisin për 60% shitjen e produkteve të “Tikvesh”, në Kosovë.

Pronari i Vërrisë, Tikvesh, Svetozar Janjevski foli për punën që kanë bërë për të ofruar cilësi sa më të madhe në produktet e kësaj kompanie.

“Fusim pasionin në krijimin e verërave të përsosura në më shumë se 130 vite. Qëllimi ynë është që të jemi më të mirët, prandaj ne nuk prodhojmë verë, por këtë e bëjmë për veti. Ne prodhojmë në cilësi, që nëse e shijon të mos dhemb koka, por vetëm ta ndjesh”

Ndryshe, veraria “Tikvesh”, është njëra nga kompanitë elitë të verarisë, deri sa këtë e dëshmon se pikërisht brenda një viti, ata fitojnë rreth 50 çmime prestigjioze nëpër botë./RTV Dukagjini-Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=ewsGzotpCNk

Exit mobile version