Site icon Telegrafi

TikToker-i tregon se si e mbrojti makinën e tij para uraganit Milton: Videoja ka mbledhur mbi 60 milionë shikime

TikToker-i John Santos nga West Palm Beach, Florida, postoi një video të tij duke mbuluar makinën përpara uraganit Milton.

Deri më tani, video ka mbi 60 milionë shikime, dhe ndërsa disa e vlerësuan përpjekjen e tij, të tjerëve iu duk qesharak ky veprim.

Ai e mbuloi makinën e tij të re ‘Chevrolet Corvette’ për ta bërë të duket sikur ishte e mbështjellë si dhuratë dhe pas uraganit publikoi një video të re ku theksoi se nuk priste kaq shumë komente.

@gucci_lemon_reloaded♬ Holding out for a Hero (from “Footloose”) – Bonnie Tyler

Santos tha se së shpejti do të publikojë një video të re që tregon gjendjen e makinës.

Vetëm 24 orë pasi u shndërrua në një stuhi, Milton u forcua në një uragan të Kategorisë 1.

@gucci_lemon_reloadedDidn’t expect my video to blow up. Storm should be hitting us Wed into Thurs. Stay tuned for part 3.♬ original sound – Gucci_lemon_reloaded

Më pas iu deshën vetëm 12 orë të tjera për t’u rritur në kategorinë e pestë të fuqishme.

“Nëse i keni mbyllur sytë gjatë fundjavës, mund të keni humbur zhvillimin fillestar të uraganit Milton”. përshkruan Administrata Kombëtare e Oqeanit dhe Atmosferës së ShBA (NOAA) formimin e kësaj stuhie monstruoze që goditi Floridan. /Telegrafi/

Exit mobile version