Ka disa vende në Tokë ku koha dhe moti funksionojnë pak më ndryshe, siç është Antarktida.
Bëhet fjalë për një vend ku mund të shihni “copëza akulli dhe borë” – ku mund të shihni edhe kolonitë e pinguinëve, përcjell Telegrafi.
Por është shumë më tepër se kaq.
TikToker-i Matty K Jordan i befasoi shikuesit kur zbuloi se si dukej ky vend “në orët e mbrëmjes”.
@mattykjordan Goodnight from Antarctica #Antarctica
Sipas vlerësimeve, Antarktida është ‘laboratori natyror më i rëndësishëm në botë’ dhe gjithashtu ‘një vend me bukuri dhe mrekulli të madhe’.
Dielli njëzet e katër orësh tingëllon si një ëndërr për shumë njerëz, por si do të ndiheshit që duhet të flini kur duket se është ende mesditë?
Sa i përket asaj se si duket, është magjike.
Matty kapi një video për shikuesit e tij, për t’u treguar atyre saktësisht se sa shumë dritë sheh ndërsa është duke punuar në Antarktidë. /Telegrafi/