Telegrafi

TikTok nuk do të lejojë shpërndarjen e reklamave politike

Platforma TikTok me video pa fund, që janë sa absurde aq edhe të çuditshme, megjithëse të këndshme që të shikohen, mbetet një rrjet ku shpërndarja e reklamave politike nuk do të lejohet.

Nënpresidenti i Global Business Solutions, Blake Chandlee ka thënë se TikTok nuk do të lejojë asnjë lloj reklame politike në platformë, transmeton Telegrafi.

“Reklama që paguhen për ta promovuar një kandidat, apo lider aktual, parti politike apo grup, si të nivelit lokal ose federal – përfshirë edhe reklamat që kanë të bëjnë me fushatë” i ka specifikuar Chandlee, këto lloj reklamash.

Derisa shumica e platformave, janë në vështirësi me mënyrën e lejimit të shpërndarjes së reklamave politike, TikTok ka vendosur që të jetë besnik ndaj përdoruesve, që duan materiale të lehta dhe të këndshme.

Ky vendim, vjen në kohën kur po bëhen përpjekje të mëdha nga platformat e ndryshme, për ndryshimet në sistemin e reklamave.

Meqenëse në Shtete e Bashkuara do të zhvillohen zgjedhjet gjatë vitit të kaluar, po kërkohet që gjithçka të jetë gati në kohën e duhur. /Telegrafi/