Tiks App ka lëshuar një njoftim për biletat që janë shitur për ndeshjen që Kosova do ta zhvillojë ndaj Anglisë.
Ndeshja që zhvillohet të dielën (17 nëntor) nga ora 18:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”, do të jetë e fundit për Përfaqësuesen tonë në kuadër të këtyre kualifikimeve.
Aplikacioni për shitjen e biletave në vendin tonë ka disa ditë që po has në probleme në faqen e tyre, mirëpo ka lëshuar një njoftim për ata tifozë që kanë arritur t’i blejnë biletat për ndeshjen ndaj Anglisë.
“Personat të cilët e kanë kryer pagesën dhe nuk i kanë pranuar ende biletat në email ose në profilin e tyre në tiks.app, iu lutemi të na shkruani në emailin zyrtar të Tiks.App”, thuhet në njoftimin e tyre.
Tiks App kanë bërë të ditur se janë sulmuar nga disa hakerë, mirëpo po punojnë që t’i shesin edhe pjesën tjetër të biletave të mbetura. /Telegrafi/