Telegrafi

Tiketat i blenë me para të vjedhura, fituesve të lotarisë iu mohohet shpërblimi i fituar (Foto)

Lojtarët e lotarive, nuk mërziten kur nuk fitojnë preminë kryesore, pasi nuk është gjithnjë e mundshme.

Markl Goodram dhe Jon-Ross Watson nga Mançesteri i Anglisë, u zhgënjyen keq kur fituan nga dy milionë funte në lotari, por iu mohua të merrnin shpërblimin, transmeton Telegrafi.

Bashkëpunëtorët që kishin të kaluar kriminale, dyshohet se i kishin blerë tiketat me para të vjedhura dhe nuk kishin as llogari bankare, ku do t’i pranonin të hollat.

Watson i gëzuar pas fitores

Ata pretendonin se paratë ua kishte huazuar një shok i njohur si John, por nuk dhanë më shumë detaje, duke u arsyetuar se ai ka ikur jashtë shtetit.

Megjithëse insistuan të marrin paratë, ata e kishin të pamundur sepse paratë duhet vënë në llogari bankare, gjë që atyre iu mungon.

As Goodram nuk e fitoi shpërblimin

“Dëshiroja ta blija një pronë, për të vazhduar më pas me pushime pa fund, që të kujdesem për vetën. Por, duket se është e pamundur” ka thënë Goodram.

Në anën tjetër, zyrtarët e lotarisë që insistojnë për mos pagesë, gjendja mund të ndryshojë, sepse nuk ka ndonjë ligje që e parasheh këtë situatë. /Telegrafi/