Telegrafi

Tika-taka e Barcelonës në ekipin e femrave: Goli i tretë ndaj atyre të Chelseat, e zbukuroi finalen e Ligës së Kampionëve

Skuadra e Barcelonës në kategorinë e femrave arriti të siguronte trofeun e Ligës së Kampionë në të dielën mbrëma.

Ekipi spanjoll luajti ndaj atyre të Chelseat në Gothenburg, duke siguruar një fitore 4-0, fal golave nga Melanie Leupolz (auto-gol), Alexia Putellas, Aitana Bonmati dhe Caroline Graham Hansen.

Skuadra e femrave të Chelseat që drejtohet nga Emma Hayes, nuk arriti të kundërpërgjigjes, duke pësuar kështu një humbje të thellë.

Por, vëmendjen më të madhe në këtë finale e mori goli tretë i realizuar nga mesfushorja Bonamti, e që ishte tjetër nivel.

Mes disa kombinimeve të bukura, skuadra e Barcelonës ia doli të dilte shpejtë përpara, duke shënuar një gol të bukur.

Ishte minuta e 20-të, kur lojtarja e Barcelonës shënoi golin e tretë, e që ishte në stilin tika-taka, ashtu edhe si është filozofia e lojës si e meshkujve, ashtu edhe e femrave. /Telegrafi/