Site icon Telegrafi

TIKA e gatshme të mbështesë projektet mjedisore

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani, ka pritur në takimi koordinatorin e TIKA-s turke për Kosovë, Ejup Yavuz Ynytly, me të cilin bisedoi për mundësinë e zgjerimit të bashkëpunimit.

Ministri Agani, falenderoi përfaqësuesin e TIKA-s për përkushtimin e këtij agjencioni, por edhe të Qeverisë së Turqisë në ndërtimin dhe fuqizimin e shtetit të Kosovës.

Të dy palët u pajtuan që ky bashkëpunim i mirë të thellohet dhe të shikohen mundësitë për realizimin e projekteve konkrete që ndërlidhen me mjedisin dhe planifikimin hapësinor.

Ejup Yavuz Ynytly, tha se TIKA do të mbështesë çdo projekt që ka për qëllim përmirësimin e jetës së qytetarëve të Kosovës.

Po ashtu, të dy bashkëbiseduesit u dakorduan që të shikohen mundësia e një projekti që ka për qëllim ngritjen e kapaciteteve humane dhe trajnimin e kuadrove në fushat përkatëse. /Telegrafi/

Exit mobile version