Telegrafi

Tika Camaj në poza intime me të fejuarin amerikan (Foto)

Tika Camaj është një ndër modelet shqiptare që vazhdon të bëjë karrierë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. 

Ajo muaj më parë kishte konfirmuar se ka kurorëzuar lidhjen me fejesë me David Silvermanit.

Bukuroshja ndan shumë shpesh edhe imazhe provokuese të momenteve intime me të dashurin.

Një të tillë e ka publikuar edhe në llogarinë personale në Instagram teksa shihet duke u puthur me afaristin amerikan.

Camaj pritet që edhe sezonën e ardhshëm ta shohim në pasarelat botërore të modës.

Ndryshe, Tika ka lindur në Shqipëri në vitin 1986, ndërsa sot është njëra prej manekineve më të vlerësuara në botë. /Telegrafi/