Telegrafi

Tika Camaj, bukuroshja shqiptare e “Victoria Secret” vjen si Kleopatra (Foto)

Tika Camaj është një ndër modelet shqiptare që vazhdon të bëjë karrierë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ajo muaj më parë kishte konfirmuar se ka kurorëzuar lidhjen me fejesë me David Silvermanit.

Me këtë të fundit ka realizuar edhe një fotosesion, të cilin e sjell pak më ndryshe bukuroshen shqiptare.

Në fakt, bukuroshja është veshur me rastin e Halloweenit si Cleopatra, e njohur si mbretëresha e famshme e Egjiptit.

Ndryshe, Tika ka lindur në Shqipëri në vitin 1986, ndërsa sot është njëra prej manekineve më të vlerësuara në botë.

Në vitin 2009, Tika ishte njëra prej pesë modeleve që ishin në konkurrim për t’u bërë engjëj të Victoria’s Secret, mirëpo u eliminua në gjysmëfinale.

Ajo është përfaqësuesja e parë shqiptare në shtëpinë e modës Victoria’s Secret, ndërsa krahas kësaj, karrierën e modelimit e ka bërë duke pozuar edhe për revistat me nam, si Clear, Zinc, Hour, Style e Shape. /Telegrafi/