Si pasojë e gjembave të shumtë që ja lëshoi i ashtuquajturi iriqi ferrëgjatë, tigri është trullosur për një çast dhe ka filluar të vjellë.
Fotografi Helgard de Villiers, ka qenë në vendin e ngjarjes dhe e ka fotografuar tigrin, duke i hequr gjembat që i kishte në trup.
“Nuk arrita të shoh përleshjen, sepse ndodhi pas shkurreve, por vetëm e pashë iriqin që u largua nga aty dhe tigrin që mbeti me gjemba” ka thënë fotografi Villiers. /Telegrafi/