Ky është momenti i tmerrshëm kur një tigër siberian sulmoi një kujdestare të kopshtit zoologjik, ngjarje e ndodhur në sy të vizitorëve.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur në kopshtin zoologjik të Kaliningradit, në Rusi, pasi kafazi i ishte lënë hapur aksidentalisht, ndërsa ajo solli ushqim për kafshën.
Por jeta e saj u shpëtua, pasi vizitorët e tronditur bërtitën dhe hodhën gurë në drejtim të tigrit, duke e bërë atë që të kthehej në kafaz.
Disa meshkuj madje ngritën një tavolinë dhe karrige nga një kafene aty pranë, duke i hedhur mbi gardh për të larguar grabitqarin.
Kujdestarja e kopshtit zoologjik, nga Kaliningrad, ishte plagosur rëndë, por u dërgua në spital dhe pritet të mbijetojë. /Telegrafi/