Banorët e provincës Heilongjiang të Kinës veriore u paralajmëruan të qëndrojnë brenda pas një sulmi nga një tigër siberian.
Gjithashtu, një gjendje e jashtëzakonshme u shpall pasi autoritetet u vendosën në kërkim të kafshës së arratisur, me kamera me rreze infra të kuqe dhe dronë, përcjell Telegrafi.
Pamjet e publikuara tregojnë momentin kur tigri u përplas në një portë ferme, pak çaste pasi një banor vendas e mbylli atë.
Surveillance video shows the moment a wild Siberian tiger rammed into a large iron gate, sending a farmer running for his life in northern China.
Authorities warned locals to be on alert after the incident, with video of the farmer’s narrow escape going viral on social media. pic.twitter.com/Wmun3bHg5Y
— ABC News (@ABC) November 20, 2024
Bëhet e ditur se një tjetër fshatar pësoi thyerje të kyçit të dorës në një takim me kafshën. /Telegrafi/