Telegrafi

Tigri bën një “shëtitje” nëpër autostradë (Video)

Një tigër është filmuar duke lëvizur ndërmjet veturave të cilat ishin bllokuar nga trafiku në një nga rrugët e ngarkuara të Doha, Katar.

Ndonëse janë publikuar pamjet, nuk bëhet e ditur se prej nga kishte arritur tigri aty dhe se çfarë kishte ndodhur pastaj me të, transmeton Telegrafi.

Supozohet që tigri t’i ketë ikur pronarit pasi që ai shihet se në qaf ka të kapur një zinxhirë.

Thuhet se pasanikët arabë, përveçse që janë “merakli” në vetura dhe lukse tjera, në shtëpitë e tyre, mbajnë edhe tigra. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=Z3LNKjVo5FM