Site icon Telegrafi

Tigri ikë nga shtëpia e pronarit dhe shëtitet në një lagje të Houstonit, fqinjët kaplohen nga frika e paniku – njëri prej tyre i drejton revolen

Një tigër është vërejtur duke shëtitur lirshëm rrugëve të një lagje në Houston të Teksasit.

Gjykuar nga pamjet, qytetarët ishin futur nëpër shtëpitë e tyre nga frika se mund ta pësojnë me jetë, e një burrë është parë duke ia drejtuar revolen, transmeton Telegrafi.

Tigri madje kishte qafore, e burri që ia kishte drejtuar revolen tigrit dëgjohet duke ia “mbledhur betë” pronarit të kafshës së egër që i kishte ikur.

“Kështu në oborr po shëtitet një tigër i Bengalit. Çfarë dreqin po ndodh këtu”, pyeste një grua e cila ishte barrikaduar brenda shtëpisë së saj.

E pronari i kafshës më në fund arriti ta fut sërish në shtëpi, ndërkaq për incidentin ishte njoftuar edhe policia. /Telegrafi/

 

Exit mobile version