Telegrafi

Tigri i dytë i fshehur në imazh gjendet vetëm logjikisht (Foto)

Ilustrimet enigmatike janë të shpeshta dhe përmes tyre sfidohen shikuesit, të gjejnë objektin e fshehur në të.

Derisa disa kërkojnë shikim të përsosur, imazhet tjera janë më enigmatike dhe duhet të veprohet në mënyrë logjike, transmeton Telegrafi.

Nuk është i vetmi tigër në imazh

Në mesin e tyre është edhe ky ilustrim, ku kërkohet të gjendet tigri i fshehur, megjithëse në mes është një grabitqar i tillë.

Derisa shumica mund ta kërkojnë në shkurre apo degët në sfond, është pikërisht trupi i gjallesës ku fshihet enigma.

Enigma në formë fjalësh dhe jo figure

“Tigri i fshehur” shkruan në gjuhën angleze, përmes vijave që shfaqen në trupin e kafshës. /Telegrafi/