Gjatë një shfaqje në një cirk lëvizës në Liaoning të Kinës, tigri që ishte tepër i lodhur nga paraqitjet para publikut, e ka sulmuar stërvitësin.
Ky i fundit ka mundur ta pësonte shumë keq, sikur të mos i shkon pranë një kolegë dhe ta qëllonte kafshën me një shkop të gjatë, transmeton Telegrafi.
Publiku kanë shikuar të befasuar, ndërsa disa prej tyre e kanë vërshëllyer atë teksa godiste gjallesën.
Mbrojtësit e të drejtave të kafshëve, e kanë dënuar detyrimin e pjesëmarrjes së këtyre krijesave në shfaqje, para së cilave ushtrohet shumë mbi to. /Telegrafi/
https://youtu.be/tUdNmc2qA2M