Site icon Telegrafi

Tiger Woods rrëfen momentin kur Muhammad Ali e kishte goditur në brinjë duke e lënë shumë të nevrikosur

Muhammad Ali dhe Tiger Woods (Foto: Brenda Chase Online USA, Inc./Guliver)

Tiger Woods ka rrëfyer se Muhammad Ali njëherë e kishte goditur në një holl hoteli dhe ai kishte qenë i gatshëm që t’ia kthente.

Kampioni i golfit ishte duke u regjistruar në një prej hoteleve te Hilton për t’u stërvitur për turneun e vitit 2004, ‘US Open’, në Shinnecock Hills të New Yorkut.

Në ndërkohë kishte kaluar legjenda e boksit, i cili e kishte goditur në brinjë në mënyrë miqësore. Mirëpo, për Woods goditja ishte aq e fortë, saqë ishte hidhëruar shumë saqë mendoi t’ia kthente goditjen.

(Foto: Mike Ehrmann/Getty Images for The Match/Guliver)

Por, kur u kthye dhe e pa se ishte Ali ai që e goditi, ndërroi mendje sa i përket kthimit të goditjes. Gjatë një interviste me Golf Digest, 44-vjeçari e ka treguar ngjarjen interesante

“Në rregull, e kam takuar atë (Muhammad Ali) në disa raste. Mirëpo, por kjo ndodhi kur kisha shkuar për stërvitje në Shinnecock. Në vitin kur Goose (Retief Goosen) fitoi atje”.

“U regjistrova në një hotel, mendoj se është atje ku jetojnë Hiltonët dhe derisa po regjistrohesha kisha me vete çantën e shpinës dhe gjësendet e golfit. Po qëndroja për një ditë ose për një natë dhe do të zgjohesha herët në mëngjes që të luaja golf”.

(Foto: Andrew H. Walker/Getty Images for the Michael J. Fox Foundation for Parkinson’s Research/Guliver)

“Isha në radhë te recepsioni dhe mora një goditje në brinjë, në brinjët e djathtë. Dhe më dhembi. U ktheva dhe mendoja të godas dikë. Isha shumë i nevrikosur”.

“Kur e pash ishte Muhammad Ali. Ai më tha: ‘Hej, djalosh, si je?’. Ndërsa unë i thash: ‘Pse duhej të më godisje aq shumë?’”.

“Ai ishte i moshuar, por kisha dhimbje. Nuk mund ta imagjinoja si do të ishte që të më godisnin në ring për 15 raunde ashtu si ndesheshin ata asokohe. Është çmenduri”, ka rrëfyer Woods. /Telegrafi/

Exit mobile version