Tiger Woods rikthehet të fitojë një turne madhor në golf në PGA pas pesë vitesh.
42-vjeçari triumfoi në ndalesën e PGA Tour të Atlantas dhe këtë e bëri sipas mënyrës së tij, duke dominuar mbi rivalët e tij nga xhiroja e parë tek e fundit duke dhënë një sinjal për Ryder Cup 2018 që nis këtë të premte.
Për Tiger Woods kjo është fitorja e tij e 80, nga të cilat 14 janë në turnetë madhorë.
Objektivat e radhës së tij janë arritja dhe thyerja e rekordit të Sam Sneads që është në kuotën e 82 fitoreve dhe sidomos thyerja e rekordit të Jack Nicklaus që ka fituar 18 tituj në turnetë madhorë PGA, transmeton TopChannel.
Woods nuk fitonte prej 1876 ditësh, domethënë që nga gushti i vitit 2013. Që nga momenti i rikthimit të tij në fushat e golfit pas dy ndërhyrjeve kirurgjikale në shpinë, Tiger Woods është përmirësuar ndjeshëm në paraqitjet e tij duke iu afruar fitores edhe në disa raste të tjera.
Kjo ka bërë që ai të fitojë ndjeshëm pozicione në klasifikim ku kishte zbritur deri në vendin e 625.
Me suksesin në Atlanta, Tiger Woods e sheh veten mes 20 vendeve të para në këtë renditje.
Crowds following @TigerWoods for 20 years. pic.twitter.com/aeQm4OZ1RO
— Vala Afshar (@ValaAfshar) September 25, 2018