Telegrafi

Tiger Woods po shijon pushimet luksoze në jahtin 15 milionë dollarësh

Foto: Getty Images

Golfisti Tiger Woods është duke bërë përgatitjet e tij të fundit për garat e Open US.

Teksa po e bën këtë gjë, ai është duke shijuar disa ditë të mira pushimi në jahtin e tij luksoz, në vlerë 15 milionë dollarë, shkruan The Sun, transmeton Telegrafi.

Tiger Woods (Foto: Getty Images)

Varka e tij është e gjatë rreth 155 metra, teksa po lundron nëpër brigjet e Shinnecock Hills.

Në jahtin e tij luksoz gjenden gjithashtu edhe një bar, një xhakuzi që mund të strehojë tetë njerëz, një teatër filmi dhe një sallë e madhe.

Ky jaht është i përbër nga një ekuipazh prej nëntë vetash, dhe kushton plot 1.5 milion dollar në vit për ta mbajtur atë në det.

Woods, 42 vjeç, thotë se është praktike dhe luksoze, sidomos kur trafiku lokal po i eleminon anijet e rivalëve të tij. /Telegrafi/