Duket se periudha e errët për Tiger Woods po mbaron. Nëpërmjet një statusi në Twiter, ai ka treguar se çdo gjë po shkon drejt normaliteti.
Golfisti, i cili kishte krijuar varësi nga produktet farmaceutike, për dhimbjet që ndjente në pjesën e shpinës, ka arritur ta përfundojë me sukses periudhën e rehabilitimit.
Ai i ka falënderuar të gjithë miqtë e tij dhe të afërm që i qëndruan pranë në këto ditë të vështira, për të dhënë kurajë, për të ecur përpara.
Woods ka shkruar se ndihet thellësisht mirënjohës të gjithëve këtyre personave, transmeton SuperSport.
41-vjeçari kishte kërkuar ndihmë profesionale, për të dalë nga situata ku ishte përfshirë. Më 29 maj, ai u ndalua nga ana e policisë në Florida.
Në momentin e parë u dyshua se ishte në gjendje të dehur, por pas testit të bërë, rezultoi negativ. Ish-kampioni i golfit u justifikua se gjendja e pavetëdijshme vinte për shkak të konsumit të tepruar të produkteve farmeceutike.