Telegrafi

Tiger Woods dërgohet më urgjencë në spital pas aksidentit të tmerrshëm me makinë

Ylli i golfit Tiger Woods është dërguar në spital pasi ka marrë dëmtime serioze në një aksident me makinë, sipas Departamentit të Qarkut të Los Angeles.

45-vjeçari amerikan u përfshi në një aksident në kufirin e Rolling Hills Estates dhe Rancho Palos Verdes në Kaliforni të martën në mëngjes.

Sipas raportimeve në ShBA, Woods duhej të nxirrej nga automjeti me prerjen e makinës së tij prej zjarrfikësve dhe ndihmësmjekëve.

Departamenti i Qarkut të LA konfirmoi se u përdorën mjete shtesë për të nxjerrë ish-numrin një të golfit nga rrënojat para se ai të transportohej në një spital lokal.

“Shoferi u identifikuan si lojtari i golfit PGA Eldrick ‘Tiger’ Woods”, thuhet në një njoftim nga Departamenti i Qarkut të LA.

“Z. Woods u nxjerr nga rrënoja prej zjarrfikësve dhe ndihmësmjekëve të Los Angeles County, pastaj u transportua në një spital lokal me ambulancë për t’u marrë me plagët e tij”.

Ngjarja është ende në zhvillim e sipër dhe në orët në vazhdim do të dalin detaje të reja për gjendjen e Woods. /Telegrafi/