Telegrafi

Tifozja e shumëpërfolur Ivana Knoll “godet” me fotografi provokuese para ndeshjes – në mënyrë interesante parashikon fituesin

Foto: Ivana Knoll/Instagram

Kryefjala e këtij Kampionati Botëror padyshim ka qenë bukuroshja kroate Ivana Knoll.

Modelja e cila është rritur dhe jeton në Gjermani, nuk i ka harruar kurrë rrënjët e saj dhe është shprehur gjithmonë krenare në mbështetje të kombëtares së vendit prej nga vjen.

Sonte (e martë), Përfaqësuesja e Kroacisë luan kundër Argjentinës në kuadër të ndeshjes gjysmëfinale.

Foto: Ivana Knoll/Instagram

Ivana Knoll e njohur tashmë për paraqitje provokuese krahas tifozërisë ndaj vendit të saj, sigurisht që nuk mungoi me një fotografi “të nxehtë” në Instagram.

Ajo publikoi një imazh të realizuar në tribuna ku shihej duke vënë në pah gjoksin e saj atraktiv, teksa në mbishkrimin e saj bëri një parahsikim lidhur me rezultatin e ndeshjes.

“T’ju dëgjoj sa gola do t’i pranojë Argjentina”, shkroi ajo në mbishkrimin e fotografisë në Instagram – platformë në të cilën ka arritur mbi 2.5 milionë ndjekës.

Tutje, në një video të publikuar, Knoll tregoi se si e parashikoi rezultatin duke gjuajtur me top në një tifoz të veshur me dizajnin e flamurit kroat. /Telegrafi/