Site icon Telegrafi

Tifozja shqiptare festoi fitoren e Zvicrës ndaj Francës me flamurin kuqezi, ndërsa polici zviceran i tha me shaka se kishte flamurin e gabuar

(Foto: Screenshot/Facebook/Blick)

Triumfi i Zvicrës ndaj Francës në Kampionatin Evropian ishte ndër momentet më interesante deri më tani në ‘Euro 2020’.

Helvetikët u kthyen nga disavantazhi prej 3-1 për të barazuar (3-3) ndaj përfaqësueses së Les Bleus dhe pas vazhdimeve fituan në penallti.

Duke qenë se ekipi i Zvicrës ka tifozë të shumtë shqiptarë, falë futbollistëve me origjinë shqiptare që e përfaqëson këtë skuadër, nuk kanë munguar edhe festimet e tyre.

Një video, në të cilën shfaqet një e re shqiptare e mbuluar me flamurin kuqezi, është bërë ‘virale’ në rrjetet sociale.

Në videon e publikuar nga Blick, një polic ka bërë shaka duke i thënë se e ka flamurin e gabuar – megjithatë vajza vazhdoi tutje duke e ngritur flamurin.

“Ky është flamuri i gabuar për sonte. Shiko përpara dhe vazhdo tutje, faleminderit. Tung”, dëgjohet duke thënë me shaka polici në altoparlant. /Telegrafi/

Exit mobile version