Tifozja tërheqëse kroate, Ivana Knoll, nuk ka reshtur së tërhequri vëmendjen që kur udhëtoi për në Kupën e Botës në Katar dhe këtë e vërteton më së miri fakti se që nga largimi i saj atje ka fituar më shumë se 400 mijë ndjekës të rinj në profilin e saj në Instagram.
Ishte thuajse e pamundur të mos viheshin re brohoritjen e kroates në tribuna, veçanërisht për shkak të stileve sfiduese të saj, në të cilat format trupore janë çdo herë në pah në plan të parë.
Ivana është shfaqur në kopertinat e shumë mediave botërore, ndërsa tani është mburrur se që nga ardhja e saj në Katar e kanë ndjekur në Instagram mbi 400 mijë admirues të rinj.
“Urrejtës, si do të flini tani”, ka shkruar Ivana në një InstaStory në të cilën mburrej me numrin e pabesueshëm të ndjekësve.
Me këtë shifër, tani Ivana ka grumbulluar një milionë ndjekës dhe për këtë vendosi të festojë dhe shfrytëzoi rastin për të vizituar restorantin e turkut të famshëm Nusret, i njohur më mirë si Salt Bae.
Pas darkës, ajo nuk ka munguar as të pozojë në krahët e shefit të kuzhinës.
Tifozja kroate tërheq vëmendjen në Katar sidomos për shkak të kodit të rreptë të veshjes, i cili vlen sidomos për femrat, por për të duket se nuk vlejnë.
Rregullat nuk e penguan Ivanën të buzëqeshte në fytyrat e sheikëve, të cilët madje morën telefonat për t’i bërë foto. /Telegrafi/