Ivana Knoll u bë e popullarizuar për fansat e futbollit që në fillim të Kampionatit të sivjetmë Botëror që po zhvillohet në Rusi.
Bukuroshja kroate mori vëmendjen e fotografëve gjatë ndeshjes ndërmjet Kroacisë dhe Nigerisë në Kalinjingrad, të vlefshme për xhiron e parë të fazës grupore.
Që atëherë, ajo ka qenë vazhdimisht në faqet rozë, ndërsa në rrjetet sociale ka publikuar imazhe të shumta në mbështetje të kombëtares së saj.
Ndërsa para ndeshjes ndërmjet Kroacisë dhe Rusisë, Ivana ka pozuar së bashku me presidenten kroate, Kolinda Grabar-Kitarovic.
“Unë dhe presidentja po bëjmë tifo”, ka shkruar bukuroshja në postimin e saj në Instagram.
Edhe Knoll, edhe Grabar-Kitarovic kanë qenë të pranishme në stadiumin në Sochi për ta ndjekur nga afër përfaqësuesen e tyre.
Kujtojmë që 26-vjeçarja është shndërruar në një sensacion mediatik, por edhe në anën rozë të mediave në turneun më të madh ndërkombëtar.
Ivana, e cila në vitin 2016 ka konkurruar për ‘Miss Kroacia’ si përfaqësuese e diasporës, ka publikuar edhe video dhe fotografi të tjera nga stadiumi.
Bukuroshja ka lindur në Gjermani, ndërsa nga mosha tetëvjeçare ka jetuar në Hercegovinë. Ajo studion në Fakultetin Grafik në Zagreb.
Bazuar në profilin e saj në Instagram, Ivana është admiruese e vallëzimit dhe udhëtimit. Ajo është në lidhje dashurie dhe në Rusi ka udhëtuar me të dashurin e saj. /Telegrafi/