Telegrafi

Tifozja e Kroacisë, Ivana Knoll rikthehet në rrjete sociale me një vallëzim provokues

Influencuesja dhe modelja, Ivana Knoll, fitoi famë gjatë Kupës së Botës 2022 në Katar, teksa bëri bujë për pozat tërheqëse brenda stadiumeve të turneut.

Kjo e bëri atë të rritë llogarinë e saj të ndjekësve në Instagram dhe tani krenohet me mbi tre milionë.

Tashmë zeshkania ka ndarë disa përmbajtje të reja me ndjekësit, duke postuar një sërë fotosh me veshje seksi, si dhe duke publikuar video ku shihet duke kërcyer.

Foto: Screenshot/Instagram

Ivana Knoll është aktualisht në Los Angeles dhe ka udhëtuar shumë që nga Kupa e Botës, duke kaluar kohë në Angli për të ndjekur një ndeshje të Arsenalit dhe gjithashtu duke parë Grand Prix-in e fundit të Miami në Formula 1.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Ivana Knoll

E njëjta fitoi me të vërtetë famë në Kupën e Botës 2022.

Foto: Screenshot/Instagram

Influencuesja 30-vjeçare mbërriti në Katar me synimin e vendosur për të mbështetur vendin e saj në të gjitha ndeshjet e tyre.

Ajo ia doli, por jo pa bërë bujë me veshjet që vendosi t’i vishte në stadiumet e Katarit.


Në fakt, kjo ishte një çështje mjaft politike, madje u përfol se ajo do të burgosej, pasi është e frikshme që gratë te ekspozohen kaq shumë në atë vend. /Telegrafi/