Bukuria tërheqëse paraguaiane Larissa Riquelme u pa sërish në shkallët e një stadiumi të futbollit.
Bukuroshja është fotografuar në Belo Horizonte teksa bënte tifo për Paraguain kundër Argjentinës në kuadër të Copa America
Zeshkania në këtë formë është rikthyer në tribuna pas nëntë vjetësh gjersa fansat e njohën dhe dëshironin të bënin foto me të.
Sigurisht, ajo pothuajse asnjërin nuk e refuzoi dhe me kënaqësi pozoi pranë tyre dhe shihet shumë e bukur.
Kujtojmë se Riquelme fitoi popullaritet të madh në Kupën e Botës në Afrikën e Jugut duke mbështetur ekipin e saj kombëtar.
Ndryshe, takimi mes këtyre dyja kombëtareve përfundoi me rezultat e barabartë 1:1. /Telegrafi/