Telegrafi

Tifozja e famshme kroate, Ivana Knoll shfaqet përkrah David Guettas: Legjenda dhe unë

Foto: Screenshot/Instagram

Tifozja e famshme kroate, Ivana Knoll, ka postuar një fotografi në Instagram me DJ me famë botërore, David Guettan.

“Legjenda David Guetta dhe unë”, ka shkruar krahas postimit.

Knoll tashmë ka nisur punën si DJ, duke performuar kështu nëpër vende të ndryshme të botës.

Foto: Screenshot/Instagram

Pasi performoi për herë të parë në festivalin Ultra Europe në Split, Knoll ka qenë e ftuar në Ibiza.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Ivana Knoll

Kujtojmë se Knoll performoi në Ultra në kuadër të turneut veror që nisi në Gjermani pas Euros.

Foto: Screenshot/Instagram

Ajo që në fillim ka pasur probleme teknike, ndaj ka kërkuar ndihmë dhe të pranishmit e kanë brohoritur dhe thirrur me emrin e saj.

Fansat nga rreshtat e parë e brohorisnin gjatë gjithë kohës “Ivana, Ivana” sapo ajo doli në skenë.


Knoll do të mbajë tre shfaqje në Kanada dhe Morocco si pjesë e turneut veror. Zeshkania vetëm pak ditë më parë u shfaq përkrah DJ Snake. /Telegrafi/